PD i lë derën e hapur LSI-së: Meta duhet të zgjedhë me kë do jetë

Kliko per me shume info

1470856587pd-seliaDebati i lindur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi të ardhmen e kësaj të fundit në koalicionin e majtë, pas deklarates së kryeministrit se LSI mund të rimartohet djathtas, ka shtuar shpresat e Partisë Demokratike se Ilir Meta mund të zgjedhë opozitën.

Por edhe Partia Demokratike ashtu si kryeministri, i kërkoi Metës të zgjedhë.

Kliko per me shume info

Duke i lënë LSI –së derën e hapur, Partia Demokratike thotë se do të nisë protestat dhe nuk përjashton mundësinë e bojkotit të parlamentit, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Dibër, që sipas saj u deformua nga blerja e votës.

Pranimin e disa prej kërkesave të opozitës për reformën elektorale një ditë më parë nga bashkëkryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, Paloka i quan lojë të kryeministrit për të penguar aksionin e opozitës.

Për Partinë Demokratike pa dekriminalzimin dhe largimin e Kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. /Tv Klan

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here