PD i dërgon letër KE-së: Mos caktoni datë për negociatat me Shqipërinë

dokumentiiDy dite para se Komisioni Europian te shpalle nese rekomandon apo jo hapjen e negociatave per anëtarësim, Partia Demokratike kërkon qe te mos kete date per hapjen e tyre.

Demokrati Aldo Bumçi ka paraqitur prane Komitetit te Stabilizim-Aasocimit amendamente, ku kerkon qe hapja e negociatave te realizohet pasi Shqipëria te plotësoje te gjitha kushtet duke vene theksin tek zgjedhjet, dekriminalizimi dhe lufta kundër drogës. Nje amendament thekson:

“Te siguroje kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme, zbatimin e plote te ligjit te dekriminalizimit, te marre masa urgjente per luften kunder kultivimit dhe trafikimit te drogës si dhe te siguroje progres te qëndrueshëm ne raport me zbatimin e 5 prioriteteve kyçe ne menyre te veçante zbatimin e reformës ne drejtësi, jane te nevojshme per fillimin e negociatave.”

Keto amendamente pritet te diskutohen te marten ne Komitetin e Stabilizim-Asocimit, ku synohet dalja me nje deklarate te përbashkët drejtuar Brukselit.

Duket se ne kete mbledhje qëndrimi i demokrateve nuk ka qene i unifikuar, pasi kryetarja e komisionit te Integrimit Majlinda Bregu ka përsëritur se te mërkurën komisioni duhet te rekomandoje hapjen e negociatave.

Sipas Bregut, e vetmja rruge per te detyruar qeverinë per te marre seriozisht reformat eshte integrimi pasi sic thuhet kura me e mire per armiqtë e demokracisë eshte me shume demokraci.v+

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia

Krimi në familje, zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë

Konflikti në qytetin e Kavajës me mjete të forta, ku si pasojë ...