“Check Up”, PD kallëzon në Prokurori ministrin Beqaj

albana-vokshiPD ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Ilir Beqës në lidhje me aferën e Check-up. Sipas demokratëve janë konstatuar një sërë shkeljesh, jo vetëm me favorizimin e mikes dhe donatores së Edi Ramës, Vilma Nushi, por dhe me dëmin e rëndë financiar që i është shkaktuar buxhetit.

Kallëzimi penal është dorëzuar sot në organin e akuzës nga deputetet Albana Vokshi dhe Arbiola Halimi.

Pas dorëzimit të kallëzimit, deputetja Albana Vokshi se Beqaj i ka bërë një dëm prej 16 milionë Euro buxhetit të shtetit.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

“Sot me kolegen time Halimi, dorëzuam kallzimin e parë penal, për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky kallzim lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale, në këndvështrimin tonë, nga ana e Ministrit, në lidhje me koncensionin e check-up. Eshtë një koncension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65 vjecc, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjecc, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme dhe të klientelizmit, pra është një koncension që nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës. Vetëm me hartimin, përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e koncensionarit fitues, dhe me publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro. Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast, me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...