Patozi pyet Ahmetajn: Përse u largua Shehajn? Ja përgjigjia e ministrit

ahmetaj-biznesiNë seancën kuvendore të ditës së sotme, deputeti demokrat Astrit Patozi i ka kërkuar ministrit të Financave, Arben Ahmetajt që ti japë një shpjegim nëse është e vërtetë që Briseida Shehaj ka dhënë dorëheqjen apo është larguar.

Seanca vijoi me shmangjen nga drejtuesja e seancës Valentina Leskaj, duke i thënë se ka ngatërruar procedurën me pyetjet. Ndësa më pas mori fjalën ministri Ahmetj, duke mos u bazuar farë në pyetjen e Patozit.
‘’Të më ndjejë ministri i Financave që nuk pata vëmendjen e dhur për ta dëgjuar se çfare tha, por meqë e pashë aty u kujtova për një gjë dhe dua ti bëj një pyetje.

LEXO EDHE:  Ministrja e Drejtësisë: Mbështetja më e madhe buxhetore e qeverisë për institucionet e Vettingut
Kliko per me shume info

A është e vërtetë që zv/ministrja e tij, ish-drejtoresha e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen apo ka ikur nga administrata sepse qarkullon një lajm në media.

Unë uroj shumë që mos jetë e vërtetë sepse do të jetë një fatkeqësi kombëtare jo vetëm për financat publike, por edhe për integrimin e Shqipërisë në Europë. Ju lutem shumë na sqaroni këtë gjë. A është e vërtetë apo nuk është e vërtetë.’’-tha Patozi.

LEXO EDHE:  “Kthehuni, dhe përballuni me drejtësinë”, Tahiri i bën thirrje ish-shefave të Policisë në arrati

‘’ Keni ngatërruar procedurën me pyetjet, spese pyetjet bëhen në lidhje me cështjen dhe në fillim të seancës ose mund të kërkoni një seacnë pyetjesh ditën e mërkurë dhe do tiu japim këtë mundësi.’’-ndërhyri Leskaj

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here