Deputeti i PD tjetër poezi për Olldashin: Etja për të fituar dashuri me adrenalinë kazinoje

kol-olldashiDeputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi i ka kushtuar një poezi ish-ministrit të ndjerë dhe mikut të tij Sokol Olldashi.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim me kostumin e politikanit, edhe këtë herë Patozi shfaq një tjetër anë të brishtë të tij, duke ndarë disa kujtime për mikun e tij, Olldashin. Sokol Olldashi ndërroi jetë në këtë kohë 3 vite më parë në një aksident tragjik.
POEZIA
DITA FILLON NË NËNTË E ÇEREK
(Sokol Olldashit)
Dita nis përditë
Në nëntë e një çerek
Me mungesën e filxhanit tënd përballë
Ok, nuk ke pse e porosit,
Por ti mund ta gjesh
Vijimin e vetes tek tjetri
Pushtuesit modernë
Po u gëzohen trofeve të reja
Prej metrash katrorë
Kurse barinjtë e kamur
Prijnë kope të klonuara
E vërtetë është që
Kujdesen për lulet e qentë
Dhe luten për njerëzimin
Por kasap mund të jesh
Edhe pa therur kurrë
Le ta marrim me shaka
Etjen për të fituar dashuri
Me adrenalinë kazinoje
Nëse do flasim seriozisht,
Mjaftojnë vetëm dy nota
Për të ndarë apo bashkuar botën
Vdekja është vetëm
Një minutë heshtje për jetën
Prej miliona vjetësh
Dhe dita nis përditë
Fiks në nëntë e çerek
Nga mungesa e filxhanit përballë

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

4 comments

  1. Miro mir po na tnoni kush e vraz Sokol Olldasjin dhe pse e vrane ?

    • nuk e thote se ka frike se mos e peson edhe ai. lulashi i “derdhi” nja dy pika lot krokodili, kurse salihi si usta i vrasjeve pas shpine, njelloj si tuc maku, as e rroi, dhe as e qethi. Ai mbaroi pune tani, “kryetar” u zgjodh lulashi me “vota unanime”.

  2. Toksori nuk eshte vrasje ashtu si mendon ti eshte porosi

    • ore mik, ate e vrau saliu, dhe pike. E vrau se ai kerkoi ti ikte nga grupi, dhe po i dilte ne krye me ZOTESINE e tij. Ai nuk ishte per llap-llapje si lulash-qurashi me dumen qe vetem lehin, ai ishte burre i zgjuar dhe kurajoz. Ato zgjedhje te nemura u bene per faqe te zeze. Edhe ne al-pazar doli perfundimi para se te mbaronin zgjedhjet kur Rudina ( jozi) tha: o Filiz, kam frike se do bej lulin kryetar te partise demokratike. Ai po te jetonte do merrte me zotesine e tij vendin e kryetarit te pd-se dhe populli do ta ndiqte nga pas. Ishte FATKEQESI per kombin qe humbi nje POLITIKAN KLASI. Personalisht jam i majte 100% po ai ishte njeriu qe i duhej vendit. Me kete GOMARIN, lulashin vendi do katandiset si mos me keq edhe pse eshte ne opozite. Shiko se si kerkon me IDIOTESINE e tij te pengoje votimin e vetingut. Kerkon qe ta shtyjne te dy me saliu se jane te dhjere koke e kembe, dy mjerane kerkojne ti kundervihen kohes. Edhe per sa kohe? Vetem nje Majlinda nuk mund ti ndaloje, se burrave nuk ja u mban bytha mender teje. Edhe qemanexhiu, z. Patozi, vetem sa i bije dafllakut po eshte bythec, shkon pas qerres se tyre. Olldashi nuk ishte ashtu. Jam i bindur se po te ishte gjalle do tja dhiste saliut….., ndjese i dhente ZOTI !!! U PREFTE NE PAQE !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

FOTO/ Takimi “sekret”, Kodheli: Ja për cfarë bisedova me shefin e CIA-s

Shefi i CIA-s, John Brennan ka zhvilluar sot një vizitë “sekrete” në ...