Teksti i ndjerë, Astrit Patozi këndon me kitarë për Sokol Olldashin

Politikë
Teksti i ndjerë, Astrit Patozi këndon me kitarë për Sokol

Më 20 nëntor bëhen 3 vjet pa Sokol Olldashin, që humbi jetën në një aksident tragjik. Një nga miqtë e tij të ngushtë ishte dhe Astrit Patozi, i cili ka vendosur ta përkujtojë mikun e tij duke i kënduar me kitarë, një pasion dhe i vetë Olldashit.

“Nata të mori me errësirën e saj/Nëna jote po shkrehet në vaj/ Ti ike larg, në qiell fluturove/na braktise, na pikëllove”, nis kënga teksti i këngës që mendohet të jetë shkruar nga vetë Patozi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vargjet për mikun e tij vijojnë me “po ti nuk do trishtimi të na ndaj, ëndrra nuk ndalet...”. “Një dhimbje pa zë”, shprehet Patozi për mikun e tij, ku shfaq dukshëm dhe trishtimin për mungesën e një njeriu me shumë vlera që dhe cigaren “ashtu se ndez më”.

Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti fatal më 20 nëntor 2013.

ME TE LEXUARAT