Pas aksidentit me vdekje, familja çon në vend ëndrrën e Ergi Dinit

ergidiniDy ditë më parë këngëtari 22-vjeçar Ergi Dini u nda nga jeta për shkak të një aksidenti me motor.

Ergi Dini nuk la vetëm jetën e tij në mes, gjithashtu edhe ëndrrat dhe muzikën. Gazeta Express mësoi se kishte gati të përfunduara dy këngë, një prej të cilave do të ishte një bashkëpunim me motrën e tij, këngëtaren Barbana Dini.

Kliko per me shume info

Njoftohet se se gjithçka ishte gati për të nisur xhirimet, madje mbrëmjen e aksidentit Ergi do të takohej me të motrën për të biseduar për xhirimet e klipit që do të niste gjatë këtyre ditëve.

Burimet për gazeta Express bëjnë të ditur se familjarët do të kujdesen që dy këngët e fundit të Ergit, kënga solo dhe bashkëpunimi me Barbanën të publikohen për publikun duke çuar në fund atë që talenti nga Shkodra la në mes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here