Një tjetër deputet i ikën PS, kaubojsi themelon Partinë e Emigracionit

Politikë

kaubojsiNje tjeter deputet largohet nga Partia Socialiste. Pas largimit te Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, deputeti "kaubojs" Eduart Ndocaj që ka shpallur krijimin e lëvizjes së re politike të cilën e ka pagëzuar me emrin Partia e Emigracionit Shqiptar.

Partia e re është themeluar në Itali. Lajmi eshte bere me dije në faqen zyrtare të deputetit thuhet:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dje në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës.

Pas diskutimeve e propozimeve të vazhdueshme u vendos:

Krijimi i lëvizjes politike (Partia Emigracionit Shqiptar)

2. Me shumica votash kryetar i zgjodh deputeti Ndocaj

3. Zv. Kryetar u zgjodh Fatmir Behluli

4. Sekretar i Përgjithshëm z. Klodian Cami

Kjo lëvizje u krijua me vullnetin e lirë të pjesëmarrësve dhe po ashtu në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Kartave Ndërkombëtare”.

Çfarë është kjo lëvizje?

Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut.

Parimet e Lëvizjes!

– Respektimi i Demokracisë

– Respektimi i Shtetit Ligjor

– Respektimi i rendeve të shteteve ku jetojnë

– Respektimi i Kushtetutave Demokratike

– Respektimi i Zgjedhjeve të Lira e Demokratike

– Meritokracia

– Përfaqësimi dinjitoz

Objektivat

– Përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në Shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar

– Realizimi i Ushtrimit të Drejtës së Votës së Shqiptarëve kudo ku jetojnë (Vota e Emigracionit).

– Integrimi social-ekonomik-politik i shqiptarëve në Shqipëri dhe në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë

– Krijimi sipas modeleve perëndimore të kuotave të emigracionit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë

– Marrja pjesë në zgjedhjet e 2017 si subjekt i mirëfilltë politik

– Promovimin e vlerave kombëtare në Europë

– Lobimi i fuqishëm në BE që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe të kenë më shumë dinjitet

– Lobimi dhe vendosja e kontakteve konkrete me Gjermaninë në lidhje me fatin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil

– Rritja masive me anëtarësime e lëvizjes politike

– Bashkimi i faktorit shqiptarë nëpër Europë

Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje?

Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare. Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun.

Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje?

Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike. Demokraci për lëvizjen është e shenjtë dhe i vetmi mekanizëm për përfaqësim politik dhe për vendimmarrje.

ME TE LEXUARAT