Partia Demokratika akuzon Ramën, sistemi tij la në rrugë maturantët ekselentë

luciano-bociCeshtja e universiteteve ende nuk është mbyllur. Akuzat kundrejtë kryemistrit Edi Rama vazhdojnë. Sot, partia demokratike akuzoi kreun e Qeverisë se ka lënë ashtë dyerve të universitetit shumë maturantë ekselentë, në një kohë që shumë kuota kanë ngelur bosh. Para mediave, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi theksoi se ndonëse kanë përfunduar regjistrimet në universitet, askush nuk thotë se çfarë do bëhet me vendet bosh.

Boçi theksoi se dje Rama duhej tu kërkonte ndjesë maturantëve, familjarëve të tyre dhe pedagogëve për dështimin e tij në pranimet në universitete, por vazhdonte talljen me arrogancën që e karakterizon.

DEKLARATA E PD
“Dje ka përfunduar afati i regjistrimeve në universitet. Mijëra kuota janë ende të lira. Askush nuk thotë sot se çfarë do të bëhet me këto kuota. A do të plotësohen apo do të digjen? Nëse do të plotësohen a duhet një tjetër shtyrje afati? Kaosi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe interesi klientelist vazhdon. Dje, kur Edi Rama duhej tu kërkonte ndjesë maturantëve, familjarëve të tyre dhe pedagogëve për dështimin e tij në pranimet në universitete, vazhdonte talljen me arrogancën që e karakterizon. Foli për mesatare edhe pse dështimi i reformës në arsim u faktua nga mbetja jashtë dyerve të universiteteve të nxënësve të shkëlqyer. Asnjë nga ata me mesataren nën 6 nuk protestoi, por ishin ata me 9 dhe 10 që ia plasën në fytyrë injorancën dhe paaftësinë e Edi Ramës.

Dështimi i tij sot është i qartë për këdo. As data 20 tetor, as data 27 tetor dhe as data 1 nëntor, që ishte një tjetër afat për regjistrime, nuk po dhane fund kalvarit të stresit të maturantëve. Sot, degë të dëshiruara e të preferuara si Ekonomik, Inxhinieria Mekanike, Teknologji informacioni, logopedi, Fizioterapi, që deri dje kishin një listë të gjatë pritjeje, janë nën kapacitetin e tyre. Sot, universitete si ai i Gjirokastrës kanë 5 ose 6 studente të regjistruar në disa degë. Pse ndodh kjo?! Sepse sistemi i detyroi që në panik maturantët të zgjedhin degë që nuk i dëshirojnë. I detyroi që maturantët me mesatare të lartë të zgjedhin arsimin privat, jashtë mundësive financiare të familjeve të tyre, sepse nuk do të kishin një mundësi të tjetër. Kjo ka bërë që në degë shumë të kërkuara e cilësore si Ekonomiku apo të tjerë të pranohen studentë dhe me mesatare te ulët. Madje tek masterat shkencore dhe profesionale këto ditë janë regjistruar studentë edhe me mesatare 5. Asnjë justifikim nuk e mbulon sot dështimin e Edi Ramës. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

patoziii

Patozi për Andrea Stefanin: Ishim më afër, kur ishim më larg

(Në kujtim të Andrea Stefanit) Me Andrean kam pasur fatin të jem ...