Parandaloni sëmundjen e kancerit duke konsumuar këtë përzierje

Soft

uthullaHulumtuesit shkencorë thonë se uthulla është një alternativë për të krijuar ilaçe kundër diabetit dhe antibiotikë të tjerë.

Në vitet 400 para Krishtit, Hipokrati e përdorte atë për të ulur temperaturën, ndërsa tashmë shkencëtarët po e vëzhgojnë më nga afër kurën historike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Muajin e kaluar, një artikull i publikuar tek revista “Comprehensive Reviews in Food Science and Food Safety” zbuloi se uthulla përmban një përzierje substancash kimike që luftojnë infeksionin bakterial, ulin nivelet e yndyrave të dëmshme dhe sheqerit në gjak, madje luftojnë edhe kancerin.

Uthulla përmban acide natyrale të quajtura polifenolë dhe kimikate në ngjyrë kafe, të quajtura melanoidinë, që mund të vrasin bakterin e keq. Këto dy kimikate janë antioksidues, prandaj ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe kancerin.

Acidi acetik tek uthulla është gjithashtu shumë i rëndësishëm për trupin, pasi e ndihmon të rregullojë nivelet e yndyrës dhe sheqerit në gjak. Studimet kanë treguar se uthulla aziatike, e prodhuar nga orizi dhe drithëra të tjera, mund të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene.

Një studim tjetër i mëparshëm, i publikuar tek revista Diabetes Care në vitin 2004, tregon se konsumimi i 2 lugëve gjellë me uthull molle të holluar në ujë para çdo vakti ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat me diabet 2 me 20-40%. Burimi: Daily mail.

ME TE LEXUARAT