Tiranë, zbulon lidhjen e vajzës 14-vjecare, babai tenton të vrasë të dashurin

policia-shkoderShërbimet e Stacionit të Policisë Farkë bënë të mundur parandalimin e një krimi të rëndë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Genc L., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar, kanosur dhe tentuar të vrasë, me anë të një arme gjahu, pa leje, dy shtetas të mitur me inicialet B. A. dhe S. A, 15 vjeç, banues në Tiranë, ku shtetasi i mitur S. A. dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me shtetasen A. L., 14 vjeçe, vajza e shtetasit Genc L.
cifteee
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

– Një armë gjahu teke 12 -tëshe dhe 20 fishekë.(pa leje organeve kopetente)

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”, parashikuar nga Neni 280 dhe 84 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...