Parandalohet sulmi terrorist në Berlin, arrestohet autori

polici-gjermaneNjë sirianë është arrestuar në Berlin, pasi dyshohej se merrte udhëzime nga i ashtuquajturi Shteti Islam, për të kryer sulme terroriste në Gjermani.

Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Zyra e Federale Prokurorisë Gjermane.

Policia tha se i arrestuari, të cilin prokuroria e ka identifikuar si 27-vjeçari Ashraf Al-T, ka jetuar në Gjermani që nga viti i kaluar dhe u arrestua në një apartament në Schoeneberg të Berlinit.

Policia gjermane ka rritur masat e sigurisë pas sulmeve terroriste që janë kryer në këtë shtet dhe në shtet tjera evropiane. Deri më tani janë arrestuar disa sirianë për planifikim të sulmeve terroriste.

Gjermania është njëri nga shtetet perëndimore që ka pranuar mesë shumti refugjatë nga Iraku dhe Siria.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ISIS paralajmëron: Do të kryejmë më shumë sulme kundër të krishterëve

Një degë e Shtetit Islamik (ISIS) në Egjipt e ka publikuar një ...