Parandalohet krimi në familje në Tiranë, kapet burri me armë, kanosi gruan

arme-korceParandalohet një krim në familje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë

Më datë 08.11.2016, pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, për një konflikt në familje, ku shtetasja I. M., ka njoftuar se i shoqi e ka kanosur, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët bënë të mundur parandalimin e një krimi në familje dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Gjoleka M., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur, bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., 33 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

– Një armë zjarri, tip pistoletë me një krëhër, dhe 15 fishekë, model 54.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

hajdut-560x300

Shqiptari futet për të vjedhur në banesën e italianit, por e pëson keq

Një shqiptar që ka hyrë në një banesë në Itali për të ...