Parandalimi i vdekjes gjatë një ‘’selfie’’ të rrezikshëm

Soft

ANGELA-NIKOLAU-SELFIEFenomeni ‘’Selfie’’ i cili njihet si dicka e ‘’qejfit’’ ka cuar shumë njerëz drejt cdekjes. Nga ky fakt, Hemank Lamba nga Univesrsiteti i Tenologjisë ne Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, është duke studiuar një algoritëm, që u njerëzve, teksa bëjnë ‘selfie’, u tregon se jeta e tyre është në rrezik.

Studenti që është gati të doktorojë, i ka studiuar 127 raste kur procesi i shkrepjes së këtyre fotografive ka përfunduar me fatalitet.

Shumica e tyre janë të lidhura me rënien nga shkëmbinjtë, ndërtesat e larta, si dhe vendet ku poshtë ka ujë të thellësive të ndryshme.

Duke marrë për bazë këto raste, Lamba do të krijojë një sistem alarmimi, se qëndrimi në atë pozitë është i rrezikshëm dhe se procesi mund të përfundojë edhe me lëndim vdekjeprurës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, janë konfirmuar 73 vdekje që kanë lidhje direkt me fotografitë ‘selfie’.

Vitin e kaluar kanë qenë 39 raste të tilla, kurse më 2014 janë shënuar 15, që del të jetë një rrezik që po vazhdon të rritet dhe po shënon viktima të reja.

ME TE LEXUARAT