Paralajmërimi i SHBA: Rrezik i shtuar për sulme terroriste në gjithë Europën

Bota

terroristiDepartamenti i shtetit i SHBA-së ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste gjithandej Evropës, gjatë periudhës së festave të fundvitit, me paralajmërimnin për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm.

Departamenti nuk saktësoi vendet dhe as datat në paralajmërimin e tij të 21 nëntorit, që i pason paralajmërimet e tjera për kujdes të publikuara në të kaluarën

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

https://travel.state.gov/content/passports/en/alertswarnings/Europe.html

Por ai tregoi për festën e Falënderimeve në SHBA, më 24 nëntor dhe festën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor

"Qytetarët e SHBA-së duhet të tregojnë kujdes në festa, ngjarje dhe në tregjet në vendet e hapura”, thuhet në paralajmërim.

“Informacionet kredibile japin të kuptohet (Shteti Islamik, al-Kaida, partnerët e tyre) vazdhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Evropë, me përqëndrim në sezonin e festave që po vijnë dhe ngjarjet e ndërlidhura”, thuhet në kumtesë. (REL)

ME TE LEXUARAT