Mos hani para kompjuterit, njihuni me disavantazhet e këtij veprimi

pc-foodPersonat të cilët janë të detyruar të qëndrojnë para kompjuterit për orë të tëra, duhet të hanë para tij. Ky veprim sipas shkencëtarëve është një ide jo e mirë. Të kequshqyerit në vendin e punës dëmton shëndetin e punonjësve, por mund të shkaktojë edhe humbje të produktivitetit prej 20 për qind. Të paktën kështu u shpreh ansa.it në Konferencën e organizuar nga Departamenti i Shkencave Bio-Ushqimore. Ata nënvizuan që duhet të ndjekin dy të tretat e italianëve, të cilët hanë jashtë shtëpisë në mënyrë rastësore.
Një gjë është e sigurt, nuk duhet të konsumoni ushqimin para tavolinës së punës, kjo edhe nëse është një sanduiç ose një pjatë që e keni sjellë nga shtëpia.
Dëmet shkaktohen jo vetëm në nivel psikologjik, sepse ju privoheni nga e drejta për një pushim nga puna, por duke ngrënë dhe punuar në të njëjtën kohë, ju harroni çfarë keni ngrënë dhe vijoni të hani ushqim më shumë. Kini kujdes pastaj me sasitë, por jo me përbërësit, pasi duhet të përfshini më shumë fruta dhe perime në racionet tuaja, por edhe pak bukë dhe makarona.
Zakonet e këqija të të ushqyerit mund të çojnë në fillimin e shumë sëmundjeve, nga diabeti te depresioni, që në fakt kushtojnë, sipas të dhënave zyrtare në Itali, 97 milionë ditë pune më pak në vit.Mjafton të themi, se një person i shëndoshë është më pak produktiv në punë, duke bërë deri në 1.5 herë më shumë mungesa në punë, se sa një person me peshë normale.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...