VIDEO/ Deputeti i PS: Paloka e goditi me grusht ministrin Beqaj

Politikë

parlament rremuje Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur incident të rëndë atë që ndodhi në sallën e Parlamentit gjatë seancës së sotme.

Balla u shpreh se Paloka e goditi me grusht ministrin e Shëndetësisë, Beqaj.

“Kreu i grupit të PD-së, godet me grusht ministrin e Qeverisë, e kanë parë sytë e shqiptarëve, e kanë filmuar kamerat këtë incident të rëndë, po depozitojmë kërkesën e një grupi deputetësh të PS drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe i kërkojmë Byrosë të mblidhet urgjent të shqyrtojë këtë rast, e paimagjinueshme që në seancën plenare kreu i grupit të PD godet me grusht qoftë një ministër apo deputet’”- tha Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

12:55: VIDEO/ Paloka shtyn ministrin Beqaj në foltoren e Parlamentit

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është rrethuar nga deputetët e opozitës në foltoren e parlamentit gjatë seancës së sotme.

Beqaj do të merrte fjalën në seancë, ndërkohë deputetët e opozitës nuk e kanë lënë të merrte fjalën.

Madje deputeti i PD-së, Edi Paloka e ka shtyrë ministrin Beqaj, pasi ai pretendonte se fjalën e kishte Berisha dhe jo ai.

Incidenti ndodhi sapo Leskaj njoftoi se në sallë ishte një delegacion francez që po ndiqte seancën./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT