Përjashtimi i Edi Palokës, reagon deputeti i PD: Populli është në revoltë ndaj Beqës

18
Kliko per me shume info

Arben-Ristani20janar-380x290Deputeti i PD-së, Arben Ristani ka reaguar në lidhje me përjashtimin prej 5 ditësh të kryetarit të të Grupit Parlamentar, Edi Paloka.

Rsitani shprehet se vendimi i marrë nga Byroja është i padrejtë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Deklarata e plotë:

Çfarë do bëjë byroja, do përjashtojë popullin? Byroja e Kuvendit, si bijëz besnike e byrosë së dikurshme, përjashtoi sot kryetrin e grupit parlamentar të PD-së, z.Edi Paloka, i cili nuk lejoi një tjetër abuzim të Ilir Beqës, kësaj radhe në Kuvend, kur kërkoi me arrogance të vjedhë edhe foltoren e parlamentit. Pasi ka vjedhur miliona euro në shëndetësi, pasi ka vjedhur miliona euro me firmën e tij private që kap çdo tender të qeverisë, pasi trafikon vendet e punës sipas interesit personal dhe të partisë, Ilir Beqja, kampioni i korrupsionit të Edi Ramës, tentoi të vjedhë dhe fjalën në parlament. Reagimi i Edi Palokës është thjesht shprehja, pasqyrimi i revoltës së popullit për këtë simbol të hajdutërisë dhe abuzimit. Populli është në revoltë ndaj Beqës, ndaj Ramës, dhe ndaj kusarëve të tij. Siç doli sot në rrugë dhe tentoi t’i bllokojë rrugën drejt zyrës ku ndan koncesionet dhe milionat me klientët e tij. Çfarë do bëjë byroja, ka ndërmend të përjashtojë popullin?/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. sa here e ka perdhosur saliu ate foltore qe e ka bere si nevojtore pse nuk je ndjere fare? N.q.s kerkon vertete rregull dhe respekt per organin me te larte zbato rregulloren dhe rregullorja eshte nje per te gjithe deputetet. Sa per kete Beqaj, ai duhet te kishte ikur me kohe nga ai post….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here