Paloka e Tahiri përplasen për drogën: Në Shqipëri po strehohen trafikantë

paloka tahiriSeanca e sotme ka sjellë përplasje në Kuvend mes Palokës dhe Tahirit. Debati ka filluar për një shkrim në gazetën italiane “Corriere della Sera”, që e cilëson Shqipërinë “serën europiane të drogës”.

“Corriere dela sera” thotë Shqipëria jo vetëm mbron trafikantët që ka brenda, por në Shqipëri në sajë të kësaj qeverie vijnë dhe strehohen dhe trafikantë mafiozë nga vendet fqinje”, tha Paloka.

“Nëse Kryeministri është i lidhur me këta që trafikojnë drogën, nëse unë jam i lidhur me këta që trafikojnë drogën, pse i arreston policia? Se kjo edhe nuk bën sens”, iu kundërpërgjigj Ministri Tahiri.

“Është arrestuar apo ndaluar në Durrës me 75 kilogramë drogë Islam Imeraj, vëllai i Dionis Imeraj, drejtor i tatimeve të Dibrës”, deklaroi Paloka.

“E para të korrigjojë, Drejtori i Tatimeve Dibër nuk ka fare vëlla. E dyta, aksioni ka ndodhur pardje, jo sapo, je dy ditë vonesë, ka dalë dhe filmimi i aksionit, që për opozitën është e pafalshme”, tha Tahiri.

Duke iu referuar raporteve të Komisionit Europian dhe atij të “Transparency International”, Ministri Tahiri tha se përpjekjet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë vlerësuar maksimalisht nga partnerët ndërkombëtarë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

patoziii

Patozi për Andrea Stefanin: Ishim më afër, kur ishim më larg

(Në kujtim të Andrea Stefanit) Me Andrean kam pasur fatin të jem ...