"Paloka grusht ministrit Beqaj", ja si e komenton Lulzim Basha

Politikë

basha-pdKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se opozita nuk po bllokon hapjen e negociatave. Basha duke folur në “Top Story”, shpjegoi se rezoluta e Parlamentit Evropian ka si objektiv të dëshmoje realitetin në Shqipëri.

“Pati një refuzim për të përfaqësuar tre çështje shumë të rëndësishme. Droga, kriminelët dhe zgjedhjet e lira”, tha Basha. “Për rekomandimin kemi qenë dhe jemi pro. Po të jetë në dorën time unë e firmos sot”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha komentoi edhe incidentin mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai tha se kur liria nëpërkëmbet nuk ka rrugë tjetër, veçse të ngrihesh dhe të godasësh me grusht dhe çdo gjë tjetër.

ME TE LEXUARAT