Paketa fiskale/ LSI del kundër Qeverisë: Të mos rritet çmimi i gazit

vasiliiKreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka nisur Kuvendit një amendim lidhur me ligjin për rritjen e akcizës së gazit.

LSI propozon heqjen e nenit 4 në projektligjin e paraqitur. “Amendimi që propozojmë lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre. Si propozues i këtij amendamenti gjykoj se kjo është një kosto që rëndon mbi buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë krahasuar me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve”, thuhet në kërkesën e Vasilit.
KËRKESA E PLOTË
“Amendamenti që propozojmë lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre. Si propozues i këtij amendamenti gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve pasi rritja është tepër e lartë krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve. Është fakt që janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë.
Gjithashtu biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh për efekt kostoje i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 l/litër ose më thjesht akoma një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke e përllogaritur si zgjidhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës.
Në kushtet kur qytetarët përballen me mjaft vështirësi ekonomike është jo i arsyeshëm rëndimi i tyre me vendosjen e kësaj akcize. Akoma më i domosdoshëm bëhet mosmiratimi i saj edhe në kushtet e luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve të cilat përballen qytetarët me shpenzime shtesë që rëndojnë shumë buxhetin familjar.
Gjithashtu lidhur me çështjet delikate të mjedisit në vendin tonë dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me përdorimin e gazit, Këshilli i Ministrava me Vendimin Nr. 762, dt. 16.09.2015 ka miratuar dokumentin “Për miratimin e dokumentit për përcaktimin e kontributit kombëtar të pikësynuar kundrejt arritjes së objektivit të Koneventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara”.
Sipas raportit të përgatitur dhe miratuar me këtë VKM është parashikuar që 116 kTon CO2, ose 16% e kontributit total, do të reduktohen nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gaz natyror.
Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtij objektivi kombëtar.
Shpreh bindjen që argumentet e mësipërme mbështesin pa asnjë akuivok amendamentin që po paraqesim duke shpresuar që të njëjtën bindje ta ndajmë edhe me kolegët e tjerë deputetë në mbështetje të këtij amendamenti.
Duke iu falënderuar për mirëkuptim,
Me respekt
Petrit Vasili
Kryetar i Grupit Parlamentar LSI

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...