Zbardhet paketa fiskale 2017, rriten taksat e super-makinave dhe gazit

makinatQeveria ka miratuar së fundmi në një mbledhje të posaçme projektbuxhetin për vitin 2017 ndërsa ditën e hënë pritet që ky i fundit të kalojë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Bashkë me buxhetin, Ministria e Financave ka dorëzuar në qeveri dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ku parashikohen ndryshime në disa taksa. Që në fillim të vitit 2017, qytetarët do të përballen me rritje taksash për automjetet dhe lëndën djegëse që ata përdorin për drejtimin e tyre.

Bëhet fjalë për zgjerimin e gamës së drejtuesve të makinave të luksit si dhe rritjen e akcizës së gazit të lëngshëm që përdoret për automjetet. Nga ana tjetër, paketa fiskale parashikon zgjerimin e përfituesve të rimbursimit të ilaçeve, heqjen e disa taksave doganore për industrinë e fasonit dhe ndryshime në llogaritjen e bazës së taksueshme për industrinë nxjerrëse.

Rritja e akcizës për gazin

Qeveria ka planifikuar që në janar të vitit të ardhshëm të aplikojë akcizë për gazin e lëngshëm në nivelin 3 lekë për litër. Ministria e Financave ka arsyetuar se kjo masë ka qëllim përafrimin me standardet e BE-së dhe të vendeve të rajonit që e taksojnë këtë produkt. Duke llogaritur që importi vjetor i gazit të lëngshëm është rreth 100 mijë tonë në vit, efekti në të ardhurat buxhetore do të jetë 540 milionë lekë nga akciza dhe 107 milionë lekë nga TVSH. Në total, 647 milionë lekë. Diferencimi i këtij produkti, në raport me nënproduktet e tjera të naftës, bie ndesh me politikat e përafrimit gradual me nivelin e detyrueshëm minimal të taksimit që aplikohet në BE ku aplikohet akcizë në nivelin e detyrueshëm sipas direktivës, argumenton Ministria e Financave në relacionin përkatës për Paketën Fiskale të 2017. Për të mos ndikuar në rritjen e shpenzimeve nga përdoruesit familjarë të industrisë dhe për të shmangur abuzimet që mund të ndodhin, duke aplikuar nivele të diferencuara, me qëllim inicimin e procesit të përafrimit siç edhe ka ndodhur me produktet e tjera të akcizës, është propozuar një nivel minimal taksimi 3 lekë për litër.

Taksa për makinat e luksit

Taksa e luksit, me të cilën shqiptarët u prezantuan së pari në vitin 2016, vitin e ardhshëm do të pësojë rritje. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, teksa prezantonte paketën fiskale 2017. Sipas tij, rritja e kësaj takse do të ndihet duke ulur pragun e makinave të luksit nga 7 milionë në 5 milionë. Ahmetaj tha se këto makina do të kenë ngarkesë më të madhe fiskale. “Ulet niveli i çmimit të makinave që konsiderohen makina luksi, nga 7 milionë në 5 milionë. Pra do të rritet taksa për makinat e luksit. Makinat e luksit me vlerë reference prej 7 milionë lekë konsiderohen makina luksi dhe kanë një ngarkesë vjetore taksë më të madhe. E ulim këtë nivel nga 7 në 5 sepse siç e nxori raporti i OECD, në mos gabohem, nevoja për të pasur për ata që janë më të pasur një ngarkesë më të madhe fiskale, sidomos mjetet e luksit është e domosdoshme”, u shpreh Ahmetaj.

Lehtësirat e paketës fiskale

Përfitimi më i madh i qytetarëve nga paketa fiskale 2017 pritet të jetë në rimbursimin e ilaçeve. Sipas asaj që parashikohet në këtë paketë, vitin e ardhshëm skema e përfitimit të barnave të rimbursueshme do të zgjerohet edhe te të pasiguruarit. Bëhet fjalë për një shtim në listën e përfituesve me afro 600 mijë shqiptarë. Paketa fiskale parashikon gjithashtu përgjysmim të rentës minerare, zerim të taksës doganore për disa produkte fasone si dhe ulje të akcizës për duhanin e grirë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. po shum mire taksat duhet te rriten se sben, edhe fasoneve eshte mire qe tu hiqen disa detyrime doganore sepse paguajne goxha rroga 100 euro ne muaj , sme duket keq , mir jane 100 euro i bie sa nje gjysem pensioni ohhuuu dalin , bile une kam edhe nje mendim tjeter sa here qe te Q…I…M duhet te paguajme edhe nje takse tjeter. Si thoni dakort jeni?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

BSH: Bankat të krijojnë “fond shpëtimi”, Sejko: Qytetarët s`do paguajnë

Banka e Shqipërisë i ka propozuar Parlamentit një ligj, i cili parashikon ...