Si e keni zemrën?! Ja pajisja që ka shpëtuar jetë

pajisja-zemrenKur i ati i Vic Gundotra ndërroi jetë për shkak të problemeve me zemrën, ish shefi ekzekutiv i Google vendosi të lëvizë në teknologjinë e kudjesit shëndetësor.

Tashmë ai ka një firmë që quhet AliveCor dhe ka krijuar pajisjen që monitoron rrahjet e zemrës. Kjo pajisje është mirëpritur në rrethin mjekësor.

AliveCor së fundmi ka nxjerrë Kardia Band, i cili integrohet me një orë smart të Apple, dhe merr elektrokardiogramën e zemrës, ECG. Ekspertët e mjekësisë besojnë se ajo mund të shpëtojë mijëra jetë.

Ai mund të dallojë dridhjet atriale, një nga format më të zakonshme të funksionimit jonormal të ritmit të zemrës, dhe shkaku kryesor i infarktit.

Ju vendosni gishtin e madh në sensorin metalik të orës, për të plotësuar qarkun elektrik, dhe ajo mund të lexojë 30 sekonda, duke i dërguar orës të dhëna si me bluetooth dhe me wi-fi.

Kardia Band mund të shquajë dhe probleme të tjera, por për momentin ka marrë aprovimin si rregullator nga AF. Nëse shquan diçka të pazakontë ju duhet të shkoni tek doktori.

“Problemi me dridhjet atriale është se ai është asimptomatik, që do të thotë vjen dhe ikën dhe shpesh nuk diagnostifikohet. Njerëzit nisin të rregullojnë zakonet e tyre vetëm kur fillojnë të monitorojnë shëndetin. Askush nuk është më interesuar për shëndetin e zemrës se vetë i zoti i zemrës”, thotë Gundotra./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Apple zbulon aplikacionet më të mira për vitin 2016

Gjiganti Apple ka prezantuar edhe për këtë viti “Best Apps of 2016”. ...