Rama: Nga 1 marsi rritet paga e policëve, bëhet më e larta në rajon

rama2016Kryeministri Rama u ka dhënë një lajm të mirë policisë, pasi prej marsit të vitit 2017 pagat e tyre do të rriten, duke kapur nivelin e lartë të rajonit tonë.

Gjatë prezantimit të projektit “Policia e Gjeneratës së Re”, Rama tha se “me buxhetin e vitit të ardhshëm duke filluar nga 1 mars 2017 pagat tuaja jo vetëm do të rriten përsëri, po tanimë ato do të kapin nivelin e lartë të rajonit tonë”.

“Duke mishëruar edhe zbatimin tonë që kemi një polici shteti ndër më të mirat në rajon dhe ndër më të mbështeturat financiarisht dhe moralisht në rajon.

Ambicia jonë është që në një 10-vjecar policia jonë të jetë ndër më të mirat në BE. Ne jemi të vendosur të ecim drejt një objektivi, ashtu sikurse jemi 100% të bindur se ky objektiv është jo vetëm i mundshëm por edhe tërësisht në mundësitë tona”, vijoi Rama.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quan policinë e sotme shqiptare një histori suksesi, plot mundësi për të fituar çdo sfidë.

“Policia sipas sondazheve është institucioni më i besuar në vend. Sot çdo tregues flet për një histori suksesi me plot mundësi për të fituar çdo sfidë që kemi parë. Është ulur numri i vrasjeve, vjedhjeve, është rritur lufta kundër drogës, pasuria kriminale e sekuestruar. Polici vullnetar hapësira për t’u bërë bashkë me qytetarët duke u përfshirë vet ata. Janë disa qindra brenda pak ditësh kërkesa e të rinjve dhe të rejave për të shërbyer disa orë vullnetarisht”, tha Tahiri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...