Pacientja merr flakë në sallën e operacionit, nuk do ta besoni arësyen

Soft

flake-operacioniNjë paciente mori flakë teksa mjekët po e operonin dhe arsyeja është sa e pazakontë aq edhe e pabesueshme.

Sipas raportit të Universitetit Mjekësore Universitar të Tokios, gazrat e një pacienteje gjatë operacionit shkaktuan një zjarr që çoi në djegie serioze në trupin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky incident i pazakontë mësohet se ka ndodhur në Prill, por raporti u bë publik më 28 Tetor nga një komitet “ekspertësh të jashtëm” të cilët hetuan rastin në fjalë dhe dolën në përfundimin se në sallën e operacionit nuk kishte patur materiale që mund të shkaktonin zjarrin.

Sipas gazetës japoneze “Asahi Shimbun”, pacientja, rreth të 30 – ave, po i nënshtrohej një operacioni që përfshinte përdorimin e lazerit.

Në raportin e spitalit, thuhej se: “Kur gazrat e zorrëve u çliruan në ajër në sallën e operacionit, shkaktuan reaksion me rrezatimin e lazerit dhe flakët u përhapën me shpejtësi.”

ME TE LEXUARAT