Futbollisti i Arsenalit “kërcënon” rivalët: Ne mund t’i mposhtim të gjithë!

ozilMesut Ozil është optimist që Arsenali mund ta mposht Manchester Unitedin pas 10 viteve në Old Trafford.

Reprezentuesi gjerman beson që Arsenali i ka cilësitë për të mposhtur ekipet e mëdha angleze, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin në derbin e kësaj jave në Premier Ligë.

Ekipi i Arsene Wenger renditet në pozitën e katërt në tabelë, gjashtë pikë para rivalëve të United dhe Ozil beson që kjo distancë mes dy ekipeve do të rritet këtë javë kur ato takohen në Old Trafford, transmeton KosovaPress.

“Kemi kualitet për të mposhtur çdo kundërshtar, gjë të cilën e kemi treguar deri më tani këtë stinor”, ka thënë Ozil.

“Duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të grumbullojmë pikë ndaj këtyre ekipeve, ashtu siç kemi bërë me Chelsean”.

“Sezoni është ende i gjatë dhe detajet do të vendosin se kush do të shpallet kampion, por ne duhet të tregojmë forcën ndaj ekipeve të mëdha”.

Ndeshja mes United dhe Arsenalit zhvillohet të shtunën nga ora 13:30.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen fakte të frikshme për financat e Cristiano Ronaldos

Gazeta “El Mundo Deportivo” vazhdon të zbulojë informacione të reja rreth “parajsave ...