Reshjet dëmtojnë sistemin, OSHEE: Janë riparuar 65% e dëmeve

osheeOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar sot mbi dëmet e shkaktuara në sistem nga reshjet e fundit.  Sipas njoftimit për shtyp, rreth 1500 punonjës të drejtorive rajonale të OSHEE-së, në të gjitha qarqet, janë angazhuar në brigadat e avarive për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq.

-Nga informacioni i përcjellë në shtabin qendror të OSHEE, prej dispeçerëve rajonale të kompanisë, bëjmë me dije se fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë.

-Gjithashtu, në punë janë dhe të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret si dhe të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.  Gjatë natës u konstatuan defekte të shumta për shkak të motit, por gjatë orëve të paradites së sotme u riparuan më shumë se 65% e tyre.

Aktualisht janë riparuar në pjesën dërrmuese të tyre, defektet në rajonin e Burrelit, Vlorës dhe Kukësit. Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...