Lë në errësirë autostradën Tiranë-Durrës, OSHEE padit kompaninë private

Aktualitet

tirane-durresNjë fadromë e një kompanie private që ka ndërhyrë dje në autostradën Tiranë-Durrës për të hapur kanale me qëllim rrjedhjen e ujit, ka shkaktuar një dëm që ka lënë këtë aks pa drita.

Fadroma që ka hapur një kanal ka dëmtuar fidrin nr 7 dhe për pasojë, ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona nga mbikalimi i rrugës për në aeroport, deri në Vorë, ku janë të shtrira një pjesë e mirë e bizneseve anash autostradës. Menjëherë OSHEE ka kryer kallëzimin në polici ndaj firmës private.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht OSHEE po kryen veprimet proceduriale së bashku me policinë.

ME TE LEXUARAT