Dëmtimi i rrjetit elektrik, OSHEE 10 kallëzime ndaj firmave private

oshee-2016OSHEE ka bërë kallëzime ndaj 10 firmave private të cilat kanë shkaktuar mbi 40 defekte në Tiranë. Kjo ka sjellë jo vetëm kosto financiare për kompaninë, por edhe mungesë të energjisë për abonentët.

OSHEE i është drejtuar institucioneve përkatëse me denoncime në 9 raste vetëm gjatë kaq kohësh për kompani private, të cilët gjatë kryerjes së punimeve publike apo private kanë dëmtuar rrjetin elektrik duke sjellë për pasoje lënien pa energji me orë të gjata të abonentëve.

“Në tre ditët e fundit, janë konstatuar dëmtime të rrjetit elektrik të OSHEE nga firma private, duke lënë prej 4 orësh pa drita banorët e zonave si Selitë, Rruga e Kavajës, apo Siri Kodra. Problem serioz shfaen me firmat private të kontraktuara nga ujësjellësi, ku në 10 raste, është regjistruar dëmtim rrjetit elektrik tensioni i mesëm”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet çifti i hajdutëve në kryeqytet, ja lista e vjedhjeve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen për disa ...