OSHEE regjistron ulje të konsumit të energjisë

oshee-2016Reforma në sektorin e energjise që përfshiu rikthimin e kulturës së pagesës së faturës nga të gjithë konsumatorët pa asnjë përjashtim, ka bërë që këta të fundit të bëhen më kursimtarë.

Sipas statistikave të Operatorit të Shpërndarjes, në janar 2016 energjia e hedhur në rrjet është 671 mijë mwh, kur tradicionalisht të paktën për 6 vitet e mëparshme kjo ka qenë mbi këtë vlerë, madje mbi 700 mijë mwh. Në muajin shkurt energjia në rrjet ishte 559 mijë megavat/orë, ndërkohë që nga viti 2010 deri në 2015 ajo është luhatur mesatarisht mbi 600 mijë mwh.

Në mars energjia në rrjet ishte 573 mijë mwh, kur në fakt në 8 vitet e fundit luhatshëmria është sërish mbi 600 mwh. Te dhenat tregojnë se formalizimi i pagesave, per faturat e energjise, ka bërë që të ulet konsumi duke rezultuar në fatura me vlera më të ulëta.

Sipas OSHEE-s, totali i energjisë së konsumuar në rrjet arrin nga janari në gusht në vlerën 4.6 milionë megavat/orë, nga të cilat 4.2 milionë janë për konsumatorët në rrjetin e shpërnadrjes, ndërsa pjesa tjetër i përkasin konsumit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Tec Vlorës dhe Klientët e Kualifikuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

BE i dhuron Doganave shqiptare 8 makina me mjete speciale antikorrupsion

Bashkimi Europian ka dhuruar 8 automjete të specializuara me pajisje profesionale për ...