OSHEE shpjegon mungesën e energjisë në disa zona në Tiranë

29
Kliko per me shume info

oshee-dritat Pas raportimeve ne lidhje me mungesen e energjise elektrike ne disa zona ne Tirane, ka reaguar OSHEE duke shpjeguar ngjarjen ndersa ka bere me dije se grupet e punes jane ne terren per rikthimin e energjise elektrike.

Deklarata e OSHEE
Kater fidra qe lidhen me Nenstacionin e Selites, kane pesuar avari per shkak te mbingarkeses, si pasoje e daljes jashte funksioni te Nenstacionit Qender, i cili keto dite po zhvendoset.

Kliko per me shume info

Mosfunksionimi perkohesisht i Nenstacionit Qender, ka shkaktuar avari te fidrat e Selites, tashme te mbingarkuar, edhe per shkak te uljes se temperaturave.

Brigadat e OSHEE jane ne terren dhe po kryejne manovrime per rregullimin e defektit, te ndodhur rreth ores 20.00

Nje pjese e zonave qe furnizohen nga keto fidra kane mare energji elektrike. OSHEE po e ndjek me perparesi situaten, duke kerkuar ndjese dhe mirekuptim.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here