Organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, prokuroria identifikon emrat

Kliko per me shume info

arme-makineIdentifikohen dy të dyshuarit për vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç, në muajin tetor. MËsohet se prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindelliçin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin.
Raportohet se ata i kanë dhënë Sindelliçit 200,000 euro. Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliçin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar. Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here