“Operacioni i drogës në Rrëshen u dekonspirua, zyrtarë të përfshirë”

noka16Për operacionin antidrogë në Rrëshen, deputeti i PD-së, tha se u tentua të dekonspirohej. Noka hodhi akuza të rënda ndaj policisë së shtetit dhe kreut të Policisë së Lezhës.

Duke folur për “News24”Noka u shpreh: Operacioni është tentuar të dekonspirohet. Kam informacione se në të janë të përfshirë zyrtarë të shtetit.

Ka qenë pikërisht ish-ministri që ka dhënë detaje i pari për operacionin duke shkruar në “Facebook” se ishin gjetur 3 tonë kanabis në magazinat e ish-pularisë në Rrëshen.

Gazetari Artan deklaroi sërish se sasia e kapur e drogës ishte e madhe, mbi një ton, ndërsa magazina ku u gjet droga ishte një depo e kohës së komunizmit.

Ai është i mendimit që bëhet fjalë për një grup të organizuar mirë dhe me lidhjet e duhura.

“Po të shihni fotot aty ka disa rafte, shumë afër njëri-tjetrit. Personat që e kanë administruar kanë krijuar vende shumë të ngushta për ta tharë. Objekti ishte shumë afër rrugës nacionale. Bëhet fjalë për një grup të organizuar mirë që ka pasur lidhjet e duhura dhe garancitë e duhura për ta bërë këtë gjë”.

Hoxha thotë se operacioni nuk ka përfunduar ende, por se policia e ka kapur objektivin.

“Po kontrollohen banesat e gjithë personave të ndaluar sot, po merren në pyetje intensive për të gjetur të gjithë rrjetin, financuesit, organizatorët, nëse ka pasur ndonjë garantues pjesëtar i strukturave shtetërore”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. EDHE KUSH FLET PER DEKONSPIRIMIN E AKSIONOT TE POLICISE?! Ky e ka te shkruar ne balle se eshte rrugac, dhe po i kujtoj nje shprehje te z. Mustafa Nano, ….”per mulin do votoj une? Per ate kurre nuk votoj”. Dhe kush polic i dha ketij te pafytyri informacionin? Ky e di se eshte ministri i rendit? O ZOT !!!! Si eshte katandisur Shqiperia, ky duhet te ishte ne burg , shiko si del dhe kakaris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ministri Tahiri paralajmëron shoferët: Nga 1 janari do të ketë gjoba të rënda!

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për shtyp u shpreh ...