Operacioni “Luks 2”, policia Shkodër sekuestron 13 makina luksoze

operacion-shkoderPolicia Shkodrës në një operacion të koduar ‘’Luks 2’’ ka arritur të ‘’godasë’’ një grup që merrej me shitjen e mjeteve të trafikuara, duke skuestruar 13 makina luksozë, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 13 persona. Mësohet se operacioni u zhvillua në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Laç, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.
1-A.K. banues në Malësi të Madhe, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Ëolksëagen”, i cili dyshohet se është i trafikuar
2-A.V. banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Mercedes”, i cili dyshohet se është i trafikuar
3-A.G. banues në Shkodër, pasi ky shtetas disponon një automjett tip “BMË X5”, i cili dyshohet se është i trafikuar.
4-A.P. banues në Malësi të Madhe, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Toyota”, i cili dyshohet se është i trafikuar
5-B.K. banues në Malësi të Madhe, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “BMË X6”, i cili dyshohet se është i trafikuar
6-B.RR. banues në Vlorë, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Audi Q5”, i cili dyshohet se është i trafikuar
7-E.K. banues në Malësi të Madhe, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Benz”, i cili dyshohet se është i trafikuar
8-L.RR. banues në Shkodër, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Saab”, i cili dyshohet se është i trafikuar
9-L.Z. banues në Malësi të Madhe, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Mercedes Benz ML”, i cili dyshohet se është i trafikuar
10-P.G. banues në Shkodër, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “BMË”, i cili dyshohet se është i trafikuar
11-T.GJ. banues në Malësi të Madhe, pasi ky shtetas disponon një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është i trafikuar
12-XH.Ç. banues në Malësi të Madhe, pasi ky shtetas disponon nje automjet tip “BMË X5”, i cili dyshohet se është i trafikuar
13-D.D. banues në Mirditë, pasi ky shtetas disponon nje automjet tip “Mercedes Benz ML”, i cili dyshohet se është i trafikuar
Mjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvend2016

Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia

Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në ...