18.000 $ për t’u dukur si Kim Kardashian, por gjithcka shkon keq, vajza: E urrej veten!

kopje-kim-kardashianNjë 27-vjeçare ka shpenzuar plot 18 mijë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian, por tani që ia ka arritur qëllimit, ajo duket që është penduar shumë.

Ajo është Clarie Leeson dhe nuk është e lumtur me pamjen e saj. 27-vjeçarja është shprehur se është penduar dhe nuk është e lumtur me paraqitjen që ka.

“Jam e lodhur nga fakti që njerëzit më krahasojnë me Kim Kardashian. Unë kam personalitetin tim”, ka shtuar ajo.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Kim dhe mendova që ta kopjoj pamjen e saj, por tani e urrej që dukem kështu. Është duke më shkatërruar jetën. Njerëzit nuk më kuptojnë që nuk është kompliment që të më krahasojnë me Kim. Ndihem si idiote dhe jam penduar shumë që doja të dukesha si ajo”, ka thënë 27-vjeçarja.

Fillimisht ajo ndihej mirë kur i thoshin se i ngjante Kim Kardashian-it, por tashmë ajo e urren këtë gjë.

“E kam shikuar reality show-n e Kim Kardashian-it për disa sezone dhe më pëlqente si bënte grim dhe si vishej. Ajo është shumë e bukur dhe çdo kush po tentonte të dukej si ajo, por tani jam penduar”, ka thënë Leeson.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Modelja nuk përmbahet, zhvishet e tëra në natyrë (Foto)

Modelja e mirënjohur Abigail Ratchford pa dyshim se është prej femrave më ...