Magazina me 3 ton kanabis ne Rrëshen, ja detajet e sherrit mes policëve të Lezhës e Mirditës

111Skandali i kanabisit ditën e djeshme në një magazinë në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, pranë ish-Pularisë mësohet se nuk përfundoi shumë mirë. Nga një operacion i gjërë i policisë, u arrit të sekuestrohet një sasi e madhe kanabisi i cili ishte në proces përpunimi. Nga ky sekuestrim, policia arrestoi pronarin e tij, Kastriot Reçi dhe 14 persona të tjerë që punonin për mbledhjen dhe përpunimin e lëndës narkotike. Mediat e shkruara sot raportuan se Policia e Shtetit nuk e ka saktësuar sasinë e drogës së sekuestruar, por se në magazinë ka pasur një sasi të madhe kanabis sativa dhe se gjatë operacionit janë shoqëruar 32 persona gjithsej. Gjihashtu mediat e shkruara raportuan se magazina është zbuluar që tri ditë më parë dhe se ditën e djeshme, para fillimit të operacionit ka pasur përplasje dhe sharje mes policisë së Lezhës dhe policisë së Mirditës dhe për këtë janë vënë në dijeni SHÇBA, struktura të larta të Policisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Nisur nga dyshimi se në magazinën e drogës mund të kishte persona të armatosur, janë thirrur në ndihmë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) të Tiranës, krahas atyre të Drejtorisë së Policisë së Lezhës dhe të Komisariatit të Policisë së Mirditës.

Mësohet se shumica e personave që ishin punësuar për grumbullimin dhe përpunimin e lëndës narkotike ishin banorë të komunitetit rom që jetojnë në periferi të qytetit të Rrëshenit. Ndërkaq, pohohet se dy nga personat që janë ndaluar janë nga Gjirokastra dhe Memaliaj dhe se dyshohet që ata të kenë qenë në rolin e specialistëve.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave që mund të jenë përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Debati:

Tri ditë më parë, 3 “civilë” nga Lezha kanë mbërritur në Mirditë, pasi kishin informacione për një magazinë ku grumbullohej sasi e madhe kanabisi. Në fakt, agjentët kanë mundur të zbulojnë vendin ku ndodhej ndërtesa, ndërsa kanë marrë të dhëna se aty ishin punësuar një numër i konsiderueshëm punëtorësh (kanë ndjekur lëvizjen e furgonëve dhe të mjeteve të tjera që hynin e dilnin në ambientet e magazinës).

Ditën e djeshme në vendngjarje kanë mbërritur 7 agjentë nga Lezha, të cilët kanë kontaktuar me drejtuesit e komisariatit të Policisë së Rrëshenit duke u kërkuar që të merrnin pjesë në operacionin antikanabis. Sipas këtyre burimeve, krerët e bluve të Rrëshenit nuk kanë pranuar të marrin pjesë në operacion, pasi kanë kërkuar urdhër me shkrim nga prokuroria. Referuar po të njëjtave burime, agjentët e Lezhës kanë debatuar ashpër me kolegët e tyre të Rrëshenit.

Përplasja ka degjeneruar deri në sharje të ndërsjella dhe është dashur ndërhyrja nga lart që policia e Lezhës dhe ajo e Mirditës të ulnin gjakrat dhe të nisnin operacionin antikanabis

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërkoi seks me qytetaren, tri vjet burg ish-gjyqtarit të Beratit Shyqyri Cobo

Gjykata e Krimeve te Rënda denoi me tre vite burg ish-gjyqtarin e ...