Operacioni në Burrel, shpëtohet foshnja 5 muajshe

Aktualitet

14996290_331789360513700_342113776_nGjendja në Burrel është përkeqësuar duke kërkuar ndihmën e forcave ajërore. MËsohet se nga kjo emergjencë, një Helikopter “Cougar’’ ka mbërritur në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja. Raportimet tregojnë se shtëpia 2 katëshe e Medi Gjetanit në njësinë administrative Lis është përmbytur plotësisht nga uji dhe se kati i parë nuk duket fare për shkak të ujit.

Familja ka bërë thirrje për ndihmë dhe tashmë Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter. Në familjen prej 5 anëtarësh është edhe një foshnjë 5 muajsh dhe një e moshuar 83 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujërave në dy drejtime, në mënyrë që të evitohet përmbytja e qytetit. Ndërkohë që është vendosur një motopompë.

Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike. Kështu që vijojnë të jenë në operacion në Lezhë 30 trupa të ushtrisë dhe 9 mjete të kalueshmërisë së lartë, gjithnjë në ndihmë të banorëve për shpëtimin dhe evakuimin e tyre. Dhe në rrethin e Matit në qarkun e Dibrës janë në operacion efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, në shërbim të Shtabit të Emergjencave Civile, në ndihmë të shpëtimit dhe të evakuimit të qytetarëve. Ndërsa operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njëjtin intensitet dhe në Fushë Krujë, në Borizanë dhe Derven, si dhe në zonat në periferi të Tiranës.

(Foto ilustruese)

ME TE LEXUARAT