Operacion “rrufe” në Gjirokastër, në pranga 4 persona, sekuestrohet drogë e armë

policia2015Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga Policia e Gjirokastrës ku janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Policia ka sekuestruar në Memaliaj një sasi prej 1772 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe armë zjarri.

Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit: Besim Zika, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj. Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj. Festim Rona, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj. Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.

U shpall në kërkim shtetasi G.G. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e paketuar në thasë plastik. Shtetasit Besim Zika, iu gjet rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë. Si dhe në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Gjithashtu në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg.

Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana e Policisë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...