Operacion antiterror në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, arrestohen berberi e mjeku për lidhje me ISIS-in

policia-shkoderNje operacion rajonal Antiterror eshte duke u zhvilluar ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Mes të arrestuarve mesohet se janë edhe shtetasit Ergys Faslia, i cili punonte berber, Bekim Protopapa punonte mjek në Malësi të Madhe.
keta dy shtetas, dyshohet se jane ne rolin e organizatoreve te aktivitetit kriminal.
Policia e shtetit informon se në datë 4 Nëntor 2016 në orët e mbrëmjes në kuadër të një operacioni rajonal Antiterror të zhvilluar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga strukturat e specializuara të luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit janë ndaluar 4 shtetas shqiptarë si dhe janë shoqëruar 16 shtetas të tjerë, nga këta 5 të huaj dhe 11 shqiptarë.

Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.

Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër.

B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër.

E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Materialet për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuar nga nenet 230 e 22, 265, 265/b të K. Penal.

Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

andrea-stefani

Ndërron jetë analisti i njohur, Andrea Stefani

Analisti i njohur Andrea Stefani është ndarë sot nga jeta. Sipas burimeve ...