Avokatja e njohur kujton Olldashin: Ishe djalë i mirë, jemi të mbushur me dhimbje e mall

kol-olldashiMë 20 nëntor bëhen 3 vjet pa Sokol Olldashin, që humbi jetën në një aksident tragjik.

Shoqja e tij, avokatja Eni Cobani i ka kushtuar një dedikim të ndjerë Olldashit, ku shprehet se ai ishte një djalë i mirë dhe politikan i fortë.

“Kjo sot per ju dhe per ne eshte nje nate e mbushur me dhimbje, lot dhe mall”-shkruan Cobani raporton LajmiFundit.al.

Postimi i Eni Cobanit:

Koli ti s’mund te mos jesh kur jemi ne akoma per ty.

Kjo sot per ju dhe per ne eshte nje nate e mbushur me dhimbje,lot dhe mall.Pershume kush prej jush miq Koli ishte nje djale i mire,nje politikan i forte, apo dhe nje djale qe i thyente kornizat e kohes ku jetonim por ndryshe nga ju per mua do ngelet shoku im i kursit te drejtesise vend ku u maturuam te dy, ndame te mirat dhe te keqiat e shkollimit te atyre viteve te veshtira postkomuniste dhe fillesat e brishta te nje demokracie te sapotrokitur, ku muzikaliteti i shpirtit te Kolit na i lehtesonte pakenaqesite e kohes.Studimet tona vertet mbaruan por shoqeria jone kurre asnjehere dhe ne cdo hap te hedhur ndersjelltasi ja kemi uruar njeri tjetrit ne cdo moment.Me mungon shume miku,shoku,dhe bashkeudhetari im ku rruges qe ecim ndjej boshllekun e hapit tend te forte dhe siper nesh rene e aromes se tymit te duhanit tend.I paharruar Je Koli.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme pedagogen Dorina Mino, e ...