Oferta faraonike për Lionel Messin, ja cfarë i kërkojnë për 100 milionë euro

Sport

messi16Nje shume prej 100 milionë eurosh vetem për të mos rinovuar me Barcelonën. Është kjo oferta që ka mbrritur në adresë të Lionel Messit, nga një klub futbolli emri të cilit nuk zbulohet, por nuk duhet shumë për ta kuptuar se bëhet fjalë për Manchester Cityn.

Pep Guardiola e ëndërron ta ketë në skuadrën e tij yllin argjentinas sezonin e ardhshëm dhe po bën të gjitha përpjekjet e mundshme, për të bindur Messin të largohet nga Barca në verë. Drejtuesit e City-it dëshirojnë tia plotësojnë kërkesën trajnerit të tyre duke transferuar 5-herë fituesin e Topit të Artë në Etihaad Stadium, një mision i vështirë ky për vetë faktin se te skuadra katalanase nuk dëshirojnë të privohen nga klasi i 29-vjecarit, me të cilin kanë fituar gjithcka gjatë këtyre viteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Messi ka një kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018-të dhe lojtari amerikano-jugor është ende në mëdyshje se cfarë duhet të bëjë me të ardhmen e tij. Edhe pse Barcelona është klubi i tij i zemrës, Messi është intriguar nga oferta e Manchester City-it pasi përvec se do të mbulohet në ar dëshiron stimuj të ri pasi ndodhet në kulmin e karrierës.

Operacioni që mund të cojë Messin në Premier League mund të kapë shifrën e 250 milionë Eurove, përfshirë këtu komisionet që do të përfitojë futbollisti, pagën e tij për 4 sezonet e ardhshme, dhe të ardhurat që do të përfundojnë në arkat e Barcelonës.

Për argjentinasin së fundi ka shfaqur interes edhe Manchester United i Jose Mourinhos por gjithsesi nëse argjentinasi vendos të largohet nga Barca, Manchester City qëndron në pole-position për të firmosur me të.

ME TE LEXUARAT