Obama: Mos paragjykoni, ja pse bota duhet t’i japë një shans Trumpit

2
Kliko per me shume info

obamaaPresidenti i SHBA-së në ikje, Brak Obama kërkoi që të mos paragjykohet presidenti i ri i SHBA-ve Donald Tramp.

“Prisni deri sa të vendoset administrata: ajo aktualisht po i bën bashkë politikat e saj dhe pastaj mund të gjykoni nëse është në përputhje me interesat e bashkësisë ndërkombëtare për të jetuar në paqe dhe në përparim bashkërisht. Është me rëndësi për secilin në botë që të mos bëjë gjykime të menjëhershme por t’i japë presdentit të zgjedhur një shans që ta bëjë ekipin e tij bashkë, të vlerësojë çështjet, të përcaktojë politikat, sepse siç e kam thënë gjithnjë: fushata nuk është gjithmonë e njëjtë me atë se si qeveriset”, tha Obama.

Dje Donald Tramp zhvilloi një takim me ish-kandidatin republikan për president Mit Romnei, i cili përflitet si një ndër kandidaturat më të mundshme për Sekretar të Shtetit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here