Letra për fëmijën nga Siria, presidenti i SHBA Obama takon 6-vjeçarin shqiptar

Aktualitet

obama-femijaPresidenti amerikan Barack Obama ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Aleksin, 6-vjeçarin shqiptar që i shkroi një letër në lidhje me fëmijën nga Siria.

Aleksi nga Nju Jork, me prindër shqiptarë, nisi letrën për presidentin amerikan, pasi pa fotografinë e përgjakur të Omran Daqnesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Obama tha se letra “ishte nga një fëmijë , i cili nuk kishte mësuar ende të ishte cinik ose dyshues”.

“I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin që e morën me ambulancë në Siri?” shkruan Aleksi në një letër, e cila u publikua nga shtëpia e bardhë.

“A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace. Do i sigurojmë atij një familje dhe do e konsiderojmë si vëllanë tonë.”

Presidenti i SHBA, i citoi fjalët e Aleksit në Universitetin e Kombeve të Bashkuara para se Shtëpia e Bardhë të filmonte vetë Aleksin duke i lexuar.

ME TE LEXUARAT