Obama në Greqi: Na duhet një NATO e fortë!

obamaaPresidenti në ikje i SHBA-së, Barak Obama u takua sot në Athinë me kryeministrin grek Cipras dhe presidentin Avramopulos në turin e fundit si Shef i Shtëpisë së Bardhë.

Obama gjatë fjalimit të nbajtur tha se SHBA do të jenë në krah të Greqisë në këtë situatë krize dhe sfidash për popullin grek.

“Ne jemi të kënaqur të shohim se është bërë progres, megjithëse sfida të tjera na presin, dhe duhet të qëndrojmë krah për krah me popullin grek përgjatë këtij procesi”, tha Obama.

Në fjalimin e mbajtur Obama theksoi se republikanët sikundër edhe demokratët e cilësojnë po njësoj të rëndësishëm rolin e NATO-s. Obama i tha presidentit grek Avramopulos se një NATO i fuqishëm është tepër i rëndësishëm dhe do të sigurojë një “vijueshmëri domethënëse” me gjithë tranzicionin e pushtetit në SHBA.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufoma-prishtine

Një person qëllohet me armë në Prishtinë

Një persona është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar për ...