Obama: Demokracia amerikane më e madhe se çdo person

obamaaPresidenti ameirkan, Barack Obama, thotë se trajektorja e Shteteve të Bashkuara si vend, që i ka mbështetur përpjekjet e atyre që besojnë në vetëqeverisje dhe ajo histori, na tregon se vendet me qeverisje demokratike synojnë të jenë më tepër të drejta dhe stabile.

Në këtë kuadër, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Athinë të Greqisë, ku gjendet në turneun final të jashtëm para përfundimit të mandatit të dytë presidencial, më 20 janar të vitit të ardhshëm, Obama ka theksuar se “shpresa më e mirë për progresin njerëzor janë tregjet e hapura”, por rruga aktuale kërkon një kurs të korigjimit.

Sipas tij, vendet duhet të sigurojnë se të mirat ndahen më gjërësisht në mes të njerëzve të tyre.

Duke u shprehur për çështjen e integrimeve, ai ka nënvizuar se beson se integrimi evropian dhe Bashkimi Evropian mbetet njëra nga të arriturat më të mëdha në historinë njerëzore, dhe sot më tepër se kurrë, botës i duhet një Evropë, që është e fuqishme, prosperuese dhe demokratike.

Zoti Obama theksoi se dallon shumë nga presidenti i ardhshëm amerikan, dhe se kanë “shumë pikëpamje të ndryshme, por demokracia amerikane është më e madhe se çdo person tjetër”.

Ai ka shprehur përkushtimin e administratës së tij se do të bëjë çdo gjë të mundur për mbështetje të tranzicionit të qetë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

raketa

Ukraina nis provat raketore

Ukraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, derisa Rusia ka ...