Obama nga Berlini: Trump nuk duhet t’i nënshtrohet Rusisë

28
Kliko per me shume info

obamaaPresident në ikje i SHBA-së, Barack Obama paralajmëroi pasuesin e tij, Donald Trump të mos i nënshtrohet rregullave të Rusisë.

“Shpresoj që presidenti i zgjedhur të ketë qasje konstruktive ndaj Rusisë, por ai duhet të reagojë ndaj saj kur shkelen të drejtat e njeriut dhe normat ndërkombëtare”.

Kliko per me shume info

Obama nënvizoi se ka çështje si ajo e Sirisë apo aneksimi i Krimesë që kanë dallime thelbësore mes vendeve e që nuk mund të anashkalohen.

Ndër të tjera presidenti amerikan tha se ra dakord me Kancelaren Merkel se do të vijojnë sanksionet ndaj Rusisë, derisa kjo e fundit të ndryshojë qëndrim ndaj Ukrainës. Obama siguroi se pozicioni i SHBA -ve në NATO nuk do të ndryshojë në administratën Trump.

Kancelarja gjermane Merkel u shpreh e kënaqur dhe falenderoi Presidentin në ikje, për miqësinë dhe partneritetin në këto vite.

“Bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit është shumë i rëndësishëm. Gjermania është e angazhuar në aleancën e NATO-s, ne kemi punuar shumë afër në Afganistan e gjithashtu në Krime dhe do të vazhdojmë të jemi të bashkuar”.

E thumbuar nga gazetarët nëse do të rikandidojë për një mandat të katërt, Merkel tha se do të përgjigjet në një moment më të përshtatshëm dhe se nuk është ky i sotmi.

Obama do të takojë të premten krerët e Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të diskutuar marrëdhëniet trans – atlantike, pas zgjedhjes së Donald Trump, President i SHBA -ve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here