“Komandohen” lumenjtë në jug, 16 argjinatura për ti rezistuar përmbytjeve

argjinaturaProjekti i BE kap vlerën e 6 mln euro dhe ka për qëllim mbrojtjen e 12 mijë ha tokë e 15 mijë banesa

Është nëntor, por dielli i ngrohtëtë bën të besosh se po përjeton pranverë në mes të dimrit.
Udhëtojmë drejt Lagunës së Nartës e megjithë reshjet e shiut që kanë rënë gjatë javës së fundit, nuk shihet asnjë gjurmë prej përmbytjeve sic ka ndodhur rëndom në këto 26 vjet.
Inxhinieri Ardi Arkaxhi thotë se argjinatura e re me një gjatësi 6 kilometra ka shpëtuar jo vetëm faunën e lagunës por dhe sipërfaqet e tokave pranë saj nga përmbytjet.
Ndërtimi i kësaj vepre, është pjesë e projektit tëtë Bashkimit Evropian, i zbatuar nga PNUD dhe ka një vlerë prej 70 mln lekë.
Si pasojë e përmbytjeve, argjinatura e Selevecit në Nartë ishte amortizuar dhe në një pjesë të saj rrezikohej të çahej.
Sipas inxhinierit të kësaj vepre, nëse nuk do të ndërhyhej, mund të shkaktohej një katastrofë pasi rrezikohej përmbytja jo vetëm e tokave pranë saj por dhe e qytetit të Vlorës.
lumenjtee“Kanë kaluar 8-9 muaj nga përfundimi i punimeve për ngritjen e argjinaturës dhe gjendja e saj është e mirë.
Efektet e para u vunë re gjatë këtyre javëve, ku megjithë reshjet intensive të shiut,ujërat e lagunës u mirëmenaxhuan falë mureve përforcuese të betonit”, thotë inxhinieri Ardi Arkaxhi.
Edhe në fushën e Bishan-Poro qëadministrohet nga njësia vendore Novoselë, për herë të parë Vjosa nuk përmbyti asnjë hektarë tokë, falë ndërtimit të 6paneleve mbrojtëse në grykëderdhjen e lumit që u ngritën në kohë rekord, tetor-nëntor të vitit 2015.
Përfaqësuesi i njësisë vendore Novoselë, Minella Hysa, thotë se nga ky projekt preken direkt rreth 12 mijë banorë të zonës që cdo vit pësonin dëme të pallogaritshme nga përmbytja e tokave dhe banesave.
“Reshjet e shiut të vitit 2015, shkaktuan dëmet më të mëdha ndër vite në këtë zonë, ku dalja e Vjosës nga shtrati përmbyti rreth 6800 hektarë tokë bujqësore, banesa e gjë e gjallë.
Rehabilitimi i 6 argjinaturave të para në Bishan, Mifol-Fitore, Novoselë, i rezistuan prurjeve të lumit duke shmangur në këtë mënyrë fatkeqësinë e radhës”, thotë përfaqësuesi vendor.
Hysabën apel dhe për ndërhyrje në shtratin e lumit Vjosë, në Mifol, konkretisht për ndërtimin e 2 argjinaturave në këtë pikë që rrezikon zonën nga përmbytjet.
Sipas përfaqësuesit të pushtetit vendor, për shmangien e përmbytjeve, duhet të investohetnga qeveria për pastrimin e kanaleve kulluese pasi deri më tani janë pastruar vetëm 6 nga 100 të tillë në gjithë zonën.
Gjirokastra është zona tjetër ku PNUD ka zbatuar projektin për ngritjen e infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet.
Ndër vite, prurjet e lumit Drinos kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, dhe jo më larg se një vit më parë, u dëmtua ndjeshëm rruga kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.
Ndërtimi i argjinaturësnë fshatin Shtëpez, mirëmenaxhoi këtë vit ujërat e lumit duke garantuar nga përmbytja rrugën nacionale dhe sipërfaqet pranë saj.
Përfaqësuesja e zyrës së PNUD në Tiranë, Nora Kushti thotë se menjëherë pas reshjeve të janarit të vitit të shkuar, pas apelit të bërë nga qeveria shqiptare, misionet e delegacionit të BE-së në Tiranë, zyra e organizatës së OKB dhe Banka Botërore, në partneritet me pushtetin vendor, realizuan identifikimin e dëmeve dhe vlerësimin e nevojave pas këtyre përmbytjeve, duke pasur si prioritet pikat më nevralgjike ku kërkohej ndërhyrje e menjëhershme për parandalimin e përmbytjeve.
“Nga 16 projekte, 10 prej tyre janë realizuar vetëm në rajonin e Vlorës.
Pjesë e këtyre projekteve janë: infrastruktura mbrojtëse nga përmbytjet dhe gëryerja nga lumi Vjosa në Bishan-Novoselë, zonat Ceprat-Risili dhe Çeprat-Dheu i Bardhë për mbrojtjen nga përmbytjet e lumit Shushicës në zonë e Hore dhe Kallartë-Vranishtë, në lagunën e Nartës-Akërni, riparimi i argjinaturës së Selevecit”, thotë përfaqësuesja e PNUD në Tiranë.
Projekti “Për mbrotjen infrastrukturore ndaj përmbytjeve” e financuar nga BE dhe e zbatuar nga PNUD ka një vlerë prej 6 mln euro dhe ka si synim ngritjen e 16 argjinaturave në zonat më të prekura nga përmbytjet, konkretisht Vlora, Fieri, Berati dhe Gjirokastra.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjiknuri: Ja cfarë dëshmova para Komisionit Hetimor për cështjen e CEZ

Ministri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri ka raportuar sot ne Komisionit ...