Rama: Je nivel i ulët, deputeti i PD-së: E nise si anarshist, përfundove kanabist!

Politikë

noka16Në kulmin e replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, pjese e debatit është bërë edhe demokrati Flamur Noka.

"Ti çfarë problemi ke? Ti ku hyn këtu, problemi jot është që ti je i paaftë të ndërhysh në këtë lloj komunikimi, ti je low level, e ke nivelin shumë poshtë, ti e ke nivelin vetëm kur ka kanabis, po s’pati kanabis në bisedë ti nuk kupton. Ti je nën efektin e drogës natyralisht, asaj lloj droge që s’ka shërim, ti je rrafsh e kupton”, i tha Rama Nokës.

Ndërkohë ky i fundit iu kthye me fjalët: “Ky gjithollogu që profesionin e parë e shkarravinist, ky që vjen këtu dhe na hiqet si nacionalist e nisi në '90 si anarshist, erdhi me idenë se do bëhej etatist dhe sot u katandis kanabist".

ME TE LEXUARAT