"Njollat mbi trup lahen, por Lindita Nikolla ka vrarë ëndrrën e studentëve"

Politikë

hafizi-pssDeputetja e Kuvendit të Shqipërisë Mimoza Hafizi ka shkruar një status, dedikuar veprimit të një studenteje, e cila hodhi salcë mbi ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Ajo shprehet se njollat mbi rrobat e ministres edhe fshihen, por njollat e dhimbjes për studentët që u trajtuan padrejtësisht, nuk mund të fshihen.

“Njollat mbi trupin dhe rrobat e ministres së arsimit edhe lahen, edhe fshihen. Po nuk e di se si kjo zonjë dhe shefi i vet ia dalin të shuajnë në veshët e tyre jehonat e urrejtjes së qindra maturantëve. Ua vranë ligësisht ëndrrën! Po në ndërgjegje, a kanë ndonjë njollë ? Për universitetet publike, që po i shkatërrojnë pa dhimbje e pa skrupull. Si mund t’i lajnë këto njolla?”, shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT