Ja karakteristikat e një njeriu të fortë

strong-personNjë njeri me karakter të fortë janë njerëzit më të rrallë në këtë botë. Të paktën kështu tregojnë këta karakteristikat e evidentuara më poshtë.

1- Dini si të balanconi emocionet me logjikën. Mos lejoni që emocionet tuaja të mposhtin logjikën sa herë duhet të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm. Nëse keni karakter të fortë, atëherë dini si ti balanconi të dyja.
2- Dini si ta shpenzoni kohën tuaj. Shumica prej nesh mund të gjejë një mijë justifikime për t’ju shmangur përgjesive dhe punëve që duhen mbaruar në kohë. Por personat e fortë, fokusohen tek ajo cfarë ata vërtet duan të bëjnë pa humbur kohë më punë joproduktive.
3- Dini sesi të përshtateni me ndryshimet. Jeta ndryshon vazhdimisht dhe disa e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimet duke u përpjekur thjesht për t’ju rezistuar atyre. Karakteret e fortë përshtaten shpejt me cdo lloj ndryshimi.
4- Përballeni me “fobitë” tuaja. Shumë njerëz i shmangin ato; të tjerë përballen me to thjesht për t’u dukur mirë. Por personat e fortë mëndërisht nuk kanë asgje për të provuar. Ata përballen me cdo vështirsi pa dhënë ndonjë reagim.
5- Mësoni nga gabimet tuaja. Njerzit me karakter të fortë as nuk justifikohen dhe as nuk I fshehin gabimet nga të tjerët ata thjesht përpiqen të mësojnë prej tyre.
6- Festojnë sukseset e të tjerve. Në vend që të mbylleni në shtëpi nga xhelozia , urojini miqtë, kolegët për sukseset e tyre. Kjo ju bën një person më me vlera.
7- Merrni vendime sipas vlerave tuaja. Nëse jetoni duke njohur aftësit, vlerat dhe i merrni vendimet tuaja duke marrë parasysh prioritet tuaja, me siguri që vendimet tuaja nuk do të bëhen kurrë lëmsh.
8- Fokusoheni në përmirësimin e aftësive tuaja dhe jo për ti treguar ato tek të tjerët. Në përgjithsi synohet të përmirsojmë aftësitë tona për të marrë aprovimin nga të tjerët por këtë nuk e bëjnë ata që kanë karakter të fortë. Ata vazhdimisht kërkojnë më shumë nga vetja por jo për të tjërët.
9- E dini se durimi është celësi i suksesit. Personalitet e mëdha e dinë se ndoshta u duhet edhe një kohë e gjatë deri sat ë marrin frytet e punës.
10- I shikoni vështirësitë si një mundësi. Cdo problem që ju del përpara është një mundësi për ju që të shikoni dhe të përmirsoni aftësitë tuaja. Njerzit zakonisht acarohen kur ndeshem me një problem, por jo tipat e fortë. Ata I pranojnë sfidat për tu bërë akoma më të suksesshëm.
11- Ngriheni përsëri sa herë që rrëzoheni. Për njerzit e fortë rënia nuk është përfundimi I një rruge por, fillimi I saj.
12- Optimistë dhe realist në të njëjtën kohë. Para cdo pengese kjo kategori liderash është gjithnjë positive por edhe me këmbë në tokë.
13- Jeni gjithnjë gati për të mësuar. Një ditë e re, person i ri, eksperiencë e re. Personat e fortë janë gjithnjë gati të mësojnë rreth cdo gjëje që u del përpara./living.al

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërfytyron të dashurën që mos ta pëlqejë më njeri, e kafshon 21 herë në fytyrë

Vajza e identifikuar si Melody Moon, 25 vjece, nga Yeovil i SHBA-së, ...